Cili shkon ne mëngjes të bëj namaz dhe kërkon falje Tek Allahu.Allahu
atë do ta shpërblej do ta gostis ne xhenet qdo mëngjes..

Feja Islame Keshilla dhe mjeksi

Click here to edit subtitle

Foto me mbishkrime te cilat mund te ju ndihmojn ne shum gjera...
 

Vlerat shëruese të shalqinit

Shalqini shëron stomakun dhe mëlçinë.

Merret një shalqi 7 deri në 8 kg, i hapet një vrimë me kujdes derisa mund të hyjë dora brenda dhe i nxirret një pjesë e madhe nga brenda, më pas në të futet një litër uthull rrushi. Vrima mbyllet me pjesën e vet dhe ngjitet me dyllë blete. Pas 8 ditësh shalqini hapet përsëri dhe shtrydhet e gjithë pjesa e brendshme dhe çaji futet në dy shishe. Pihet tri herë në ditë nga një lugë gjelle, para buke kështu vazhdohet derisa të mbarohet i tërë çaji.

Shalqini mbron edhe nga astma bronkiale

Janë fruta të stinës, të cilat shumë nga ne i kanë në shtëpitë e tyre, por shumë pak prej nesh mund të dinë vlerat shëruese të tyre. Në fakt, mjekët kanë zbuluar vlerat kurative, mjafton t’i dimë si t’i përgatisim. Frutat si pjepri, shalqinjtë, pjeshka, ftoi, limoni, dardha dhe fiqtë shumë mirë mund të përgatisim edhe çajra me vlera të larta shëruese. Edhe pjepri shfrytëzohet farat apo bërthamat, të cilat i thahen mirë. Shëron vuajtjen nga zemra, enët e gjakut, si dhe tensionin e lartë.

Përgatitja

Merren 2 lugë gjelle me fara pjepri dhe vlohen me gjysmë litri ujë për 10 minuta. Çaji ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, pas buke, me vazhdim 3 ditë radhazi. Shëron prostatë dhe gurtë në veshka me këtë recetë merret një grusht fara pjepri dhe zien me 2 litra ujë, por zien gjatë derisa të mendohet se çaji i zier ka mbetur një litër. Ftohet e kullohet dhe pihet l0 ditë me radhë, 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë dhe më pas 5 ditë pas buke në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë dhe mandej 5 ditë pas buke. Bërthamat (farat) e pjeprit shtypen dhe ashtu, të shtypura, brenda 3 ditësh vihen në vendin e djegur nga 2 herë në ditë, të cilin e shërojnë.

Shalqini mbron edhe nga astma bronkiale.

Përgatitja

Merret një shalqi 3-4 kg dhe të pjesa e bishtit i hapet një vrimë si në rastin e mësipërm. Po ashtu i futet dora brenda dhe i nxirret një pjesë e brendshme, aq sa të fusim brenda gjysmë litri vaj ulliri. Më pas e mbyllim vrimën me pjesën e vet të shalqinit dhe e fusim në furrë dhe e mbajmë aty për tri orë në një temperaturë mesatarisht të nxehtë.

Të nesërmen përmbajtja e brendshme shtrydhet në një enë shtrydhet në një enë dhe çaji pihet nga 2 lugë gjelle në mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë, nga gjysmë ore para ushqimit. Vazhdohet derisa të mbarohet çaji.

 

Ushqimet që e largojnë stresin

Ushqime kundër stresit, çfarë mund të ketë më mirë se heqja e ushqimit me stres. Gjithë lodhja, ankthi dhe depresioni që mblidhen gjatë ditës të mund të hiqet me anë të ngrënies. Të paktën këto janë disa nga ushqimet, qofshin këto fruta, pije apo perime që nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë në tavolinën tonë.

- Dardha: Dardha është një frutë antistres: fibrat (sidomos nëse hiqet lëkura) rregullojnë zorrët, pasi përmban vitaminat B dhe C të cilat janë antioksidantë.

- Sallata e gjelbër: Ajo është e pasur me ujë, fibra dhe përmban substanca me një efekt qetësues. Recetë për mbrëmje: sallata e gjelbër gatuar me oriz është një gatim i shijshëm për njerëz që vuajnë nga pagjumësia ose nervat. Orizi është edhe qetësues për zorrët dhe stomakun. Sallata e gjelbër përmban fibra dhe nëse përtypet për një kohë të gjatë rrit ndjenjën e ngopjes. Për këtë është një aleat i mirë kundër ushqyerjes emocionale.

- Qumështi: Një gotë qumësht, mundësisht i ngrohtë, ndihmon në gjumë për shkak të peptideve që rrjedhin nga tretja e tij duke luajtur rolin e një qetësuesi. Dihet mjaft mirë edhe si kurë popullore e cila këshillon një gotë qumësht të ngrohtë përpara se të biem në gjumë. – Uji: Pirja sa më shumë e ujit ul nivelin e prodhimit të hormoneve të stresit dhe ndihmon për të pushuar më mirë.

- Domatja: Domatet janë të pasura me vitamina C dhe antiaksiodantë të cilat mbrojnë trurin, organizmin, i cili konsumon më shumë oksigjen për rastet kur është nën stres.

- Portokallet: Edhe portokallet përmbajnë shumë vitamina C, e cila përmirëson qarkullimin e sistemit imunitar dhe folateve, këto të fundit të njohura në mbrojtjen e nivelit të “homocysteine”, e cila kontribuon në përthithjen e gjendjes depresive.

- Bukë dhe makarona: Një vakt i pasur me karbohidrate menjëherë e përmirëson disponimin tuaj. Por kini kujdes: sheqerna të thjeshta prodhojnë një rritje të shpejtë të endorfinës, e cila shoqërohet me një rënie shumë të shpejtë të vlerave në trup. Bëni mirë të zgjidhni për bukë me miell dhe makarona, edhe niseshtet që përmbajnë karbohidrate dhe që nuk i shkaktojnë këto ndryshime.

- Fasulja: Fasulet e freskëta përmbajnë një substancë, L DAP, e cila favorizon prodhimin e dopaminës dhe rrit ndjenjën e mirëqenies. Janë të pasura me fibra (anti-uri) dhe folate.
 

Ç'është Poleni?

POLENI I BLETES

Ç’është poleni?

Poleni është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep atij vetitë sheruese. Bleta e mbledh polenin dhe e deponon atë brenda hojeve për t’u ushqyer me të. Poleni është burimi kryesor i proteinës dhe vitaminave për bletët.

Përbërësit e polenit:

1. Proteina: 25-35% (Shumica e tyre janë aminoacide bazë që i nevojiten organizmit të njeriut dhe të cilat ai nuk mund t’i prodhojë vet.
2. Yndyrera: 5%
3. Sheqerna: 35%
4. Ujë: 8-12%
5. Vitamina: Grupin e vitaminave B, Vitaminë A, C dhe H.
6. Minerale: Poleni përmban një numër të madh mineralesh të domosdoshme për njeriun, si: kalcium, kalium, natrium, zink, magnez, alumin, bakër, plumb, etj.
7. Fermente dhe enzima: Poleni përmban një numër të madh prej tyre, si: invertasen, phosphatasen, amylasen, katalasen, saharasen, diastasen, etj.

Vetitë sheruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai nxit oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.

2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.

3. Pakëson shqetësimet nervore.

4. Bar efektiv për rastet e mungeses së gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.

5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakteriet e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik (afat gjate) dhe diarresë kronike (barkeqitjes afatgjate). Ai konsiderohet si ushqim i shkelqyeshem i zorrëve.

6. Përmirëson funksionin e prostates dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm kundër zmadhimit te prostates tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit (ajtjes).

7. Aktivizues i sistemit imunitar (mbrojtes) dhe anti infeksion.

8. Ilaçi më i mirë që u këshillohet të sëmurëve nga mëlçia për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak dhe në uljen e përqindjes së yndyrerave. Forcon muret e enëve të gjakut.

10. Ushqen lëkurën, përmirëson ndërtimin e saj dhe i jep asaj elasticitet dhe freski.

11. Shumë i dobishëm për të sëmurët me urinë diabetike, pasi që ndihmon pankreasin në përmirësimin e funksioneve të tij.

12. I këshillohet nënave gjatë kohës së shtatëzanisë dhe të gjidhënies.

13. Vepron në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe memories.

14. Vepron kundër rënies së flokut me shumë efikasitet si rezultat i Glosidit “Rutine” që përmban.

15. Forcon kapilarët e gjakut, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinit (proteina që futen në përbërjen e kapilarëve të gjakut, kërceve dhe ligamenteve), përkrah lëndës “Rutine” që ai përmban dhe që është një lloj sheqeri i cili luan rol në rezistencën e mureve të brendshme të kapilarëve të gjakut.

16. Permireson çrregullimet funksionale në organizëm me anë të stabilizimit të metabolizmit që ka mangësi apo defekt.

17. Përmirëson depozitimin e vitaminës C.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Doza përcaktohet në varësi të moshës, peshës dhe dietës së pacientit.
1. Për të rriturit: 3-4 gram (një lugë gjelle), dy herë në ditë.
2. Për sportistët: 10 gram ne dite.
3. Për të vegjlit: Për foshnjat 6 muajsh: një lugë të vogël kafe, vetëm një herë në ditë. Për fëmijët 3-5 vjeç: 2 gram (një lugë të vogël), një deri dy herë në ditë. Për fëmijët 6-12 vjeç: 3 gram (një lugë e mesme), një deri dy herë në ditë.

Shpesh ndodh befasim tek ata që përdorin polen për herë të parë, për shkak të shijes së tij të veçantë, por shpejt ata mësohen me të, mirepo me kusht që të vazhdojnë ta marrin me rregull,munde te zgjedhim një nga mënyrat e mëposhtme:
- Duke e përzierë sasinë e posaçme të polenit me një gotë qumësht apo limonadë, për ta pasur të lehtë perballimin e shijes së tij.
- Duhet ta përtypësh mirë me qëllim që të fitohen sekrecionet e nevojshme, pastaj të pish një gotë ujë pas përcjelljes së tij.
- Preferohet që poleni të merret me ngrënien e mëngjesit, por mundet që të shpërndahet në vaktet e tjera të bukës gjatë ditës.
- Këshillohet që poleni të përdoret për një kohë jo më pak se tre javë rresht, sidomos në fillim të përdorimit të tij, me qëllim që të arrish dobite e tij.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të polenit të bletës:

Ekzistojnë disa raste sëmundjes, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin polenin:
1. Ata që kanë alergji në sistemin e frymëmarrjes (astmë, alergji në gjoks).
2. Ata që kanë alergji në sistemin tretës.
3. Infeksionet e stomakut (lukthit) dhe të duodenit (zorres se holle, dymbedhjetegishtore), sidomos nëse merret me përmasa të mëdha para ngrënies.
4. Të sëmurët me urinë diabetike (të cilët mjekohen me insulin), nuk këshillohen të marrin shumë polen, sepse ai përmban shumë karbohidrate (sheqerna).

Ruajtja dhe depozitimi:

1. Poleni duhet të ruhet larg dritës së diellit, sepse dielli i shkatërron grupet e flavonoideve, vitaminave dhe enzimave të tij.
2. Larg nxehtësisë, sepse ajo ia ul vlerat dhe vetitë sheruese dhe ushqyese polenit.
3. Poleni duhet të ruhet në vende të ftohta ose edhe i ngrirë, por në enë të mbyllura mirë, sepse lagështia e prish atë dhe në të mund të rriten disa lloj insektesh andaj duhet mbahet e mbylleur mire.
4. Mund të ruhet edhe i përzierë me mjalt.

 

Zemra: sëmundjet, simptomat, shkaktarët

Simptomat dalluese
Shkaktarët
Ekzaminimet
Ndërhyrjet kirurgjikale
Konsultat
Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit
Infarkti miokardit i zemrës
Simptomat e infarkteve
Zemra mund të preket dhe nga infeksionet
Aritmia
Aktivitete sportive

 

Sëmundjet e zemrës

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha. Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare. Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.

Simptomat dalluese

Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen. Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht. Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si përshembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës. Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit. Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës.

Shkaktarët

Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet. Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër. Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i gjakut ose hypertensioni. Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.

Ekzaminimet

Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes. Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë. Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës. Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia. Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera. Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të vogël. Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës. Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.

Ndërhyrjet kirurgjikale

Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut. Është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin. Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e pacientëve. Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi konservativ me ilaçe.

Konsultat

Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.

Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit

Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë. Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë. Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë. Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.

Infarkti miokardit i zemrës

Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës. Pikërisht vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Simptomat e infarkteve

Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë. Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Ndërkohë që dhimbjet. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës. infrakti i miokardit shkaktohet nga mbyllja e artriteve te zemres.nese pjesa e vdekur nuk eshte shume e gjere dhe i semuri merr mjekimin e duhur atehere zemra fillon te rimarre veten.

Zemra mund të preket dhe nga infeksionet

Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme. Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.

Aritmia

Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet. Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma. Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta. Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.

Aktivitete sportive

Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë aktivitete sportive. Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm. Sipas ekspertëve rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet. Sipas studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime te thjeshta fizike. Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhenat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.

 

Ëndërrat dhe interpretimi i tyre ne Islam

Ëndërrat dhe interpretimi i tyre ne Islam !

Ëndërrat e vërteta janë pjesë e Pejgamberllëkut. Është transmetuar se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ëndërrat e vërteta janë një e dyzet e gjashta pjesë e Pejgamberllëkut” (Buhari, 6472; Muslim, 4201)

Ëndërrat kanë qenë shenjë e fillimit të Shpalljes (Buhari, 3; Muslim, 231)

Vërtetësia e ëndërres është e lidhur me sinqeritetin e ëndërruesit. Ata që i kanë ëndërrat më të vërteta janë ata të cilët janë më të sinqertit në të folurit e tyre. (Muslim, 4200)

Para përfundimit të kohës, vështirë që ndonjë ëndërr do të jetë e pavërtetë. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kjo do të jetë kështu sepse Pejgamberllëku dhe ndikimi i tij do të jenë shumë larg në kohë, kështu që besimtarëve do t’u jepet kompensim në formë të ëndrrave të cilat do t’i përgëzojnë me lajme të mira apo do t’u mundësojnë atyre që të jenë durimtarë dhe të qëndrueshëm në besimin e tyre” (Buhari, 6499; Muslim, 4200)

E njëjta mund të thuhet për mrekullitë që ndodhën pas kohës së Sahabëve. Ato nuk ndodhën gjatë kohës së tyre sepse ata nuk kishin nevojë për to për shkak të besimit të fortë të tyre, por njerëzit që erdhën pas tyre patën nevojë për to (mrekulli) për shkak se besimi i tyre ishte i dobët.

Janë tri lloje të ëndrrave:

Rrahmanij (ato që vijnë prej Allahut),
Nefsenij (psikologjike, këto vijnë nga brendësia e personit) dhe shejtanii (ato që vijnë nga shejtani).

Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Janë tri lloje të ëndrrave: ëndërra prej Allahut, ëndërra që shkakton ankth dhe të cilat vijnë prej Shejtanit, dhe ëndërrat të cilat vijnë nga ajo për çka personi mendon derisa është i zgjuar dhe e sheh atë kur flenë.” (Buhari, 6499; Muslim, 4200)

Ëndërrat e Pejgamberit janë shpallje për shkak se janë të mbrojtura nga Shejtani. Umeti është pajtuar në këtë. Nëse ato janë në pajtim me Kur’anin dhe Sunetin, atëherë çdo gjë në rregull; përndryshe, nuk duhet të punohet sipas tyre. Vërtet kjo është një çështje serioze, sepse shumë prej risimtarëve nga mesi i Sufive dhe të tjerë kanë devijuar për shkak të kësaj.

Kushdo që do të ketë ëndrra të vërteta duhet të përpiqet që të flasë me ndershmëri, të hajë ushqim hallall, t’u përmbahet urdhërave të Sheriatit, t’i shmanget asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij (sallallahu alejhi ue selam) e kanë ndaluar, të flejë në gjendje të pastërtisë së plotë duke qenë i drejtuar kah Kibla, dhe ta përkujtojë Allahun derisa të fillojnë t’i mbyllen qepallat. Nëse ai e bën tërë këtë, ëndrrat e tija vështirë që mund të jenë të pavërteta.

Ëndërrat më të vërteta janë ato të cilat shihen në kohën e Suhurit (pak para agimit), sepse kjo është koha kur Allahu zbret dhe kur mëshira dhe falja janë afër. Kjo po ashtu është koha kur djajtë janë të qetë, ndryshe prej kohës se errësirës pak pas perëndimit të diellit, kur djajtë dhe shpirtërat djallëzorë shpërndahen. (Medarixh el-Salikin, 1/50-52)

El-Hafiz ibn Haxher ka thënë: Të gjitha ëndërrat janë njëra prej dy llojeve: ëndërrat e vërteta; këto janë ëndërrat e Pejgamberëve dhe njerëzve të drejtë të cilët i pasojnë ata. Këto mund t’u ndodhin edhe njerëzve tjerë, por kjo është shumë e rrallë, siç është ëndërra e mbretit pabesimtar e cila qe interpretuar për të nga Jusufi (paqja qoftë mbi të).

Ëndërrat e vërteta janë ato të cilat realizohen në jetën e vërtetë, ashtu siç shihen në ëndërr. Ëndërrat e përziera të rrejshme, të cilat paralajmërojnë për diçka; këto janë të llojeve të ndryshme: lojëra të Shejtanit për ta shqetësuar personin, siç është kur ai e sheh kokën e tij të këputur dhe ai e përcjellë atë, apo e sheh veten duke rënë në krizë dhe s’mund ta gjejë askë që ta shpëtojë nga ajo, dhe kështu me radhë.

Kur ai sheh disa nga engjëjt duke i thënë të bëjë diçka të ndaluar, apo gjëra të tjera të cilat s’mund të kenë kuptim. Kur ai sheh diçka duke i ndodhur në jetën e vërtetë, apo do të kishte dëshirë që t’i ndodhte, dhe e sheh këtë si shumë reale në ëndërrën e tij; ose e sheh atë që zakonisht i ndodh derisa është i zgjuar apo atë që e reflekton disponimin e tij. Këto ëndërra zakonisht flasin për të ardhmën apo të tashmen, rrallë për të kaluarën.

Ebu Se’id el-Hudri ka thënë: Pejagamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Nëse dikush prej jush sheh ndonjë ëndërr që i pëlqen, kjo është prej Allahut, ashtu që le ta lavdërojë Allahun për të dhe të flasë për të me të tjerët. Nëse sheh tjetër përveç kësaj, një ëndërr të cilën nuk e pëlqen, kjo është prej Shejtanit, ashtu që le të kërkojë strehim tek Allahu nga e keqja e saj dhe të mos t’ia përmend askujt, sepse kjo s’do ta dëmtojë atë.” (Buhari, 6584 dhe Muslim, 5862).

Ebu Kutade ka thënë: Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ëndërrat e mira vijnë prej Allahut, ëndërrat (e këqija) vijnë prej Shejtanit. Kushdo që sheh diçka që nuk i pëlqen, le të pështyjë tri herë në anën e majtë të tij dhe të kërkojë strehim tek Allahu nga Shejtani, se kjo nuk do ta dëmtojë atë.” (Buhari 6594. dhe Muslim, 5862). Të ‘pështyerit’ që përmendet këtu është i lehtë, pështymë e thatë pa jargë.

Është transmetuar nga Xhabiri se Pejgamberi (sallallhu alejhi ue selam) ka thënë :”Nëse dikush prej jush sheh një ëndërr e cila nuk i pëlqen, le të pështyjë në të majtën e tij tri herë dhe të kërkojë strehim tek Allahu nga Shejtani tri herë, dhe të kthehet në anën tjetër nga ajo në të cilën ka qenë duke fjetur.” (Muslim, 5864)

Ibn Haxher ka thënë: që të përmblidhet e tërë ajo që është thënë për ëndërrat e mira, ne mund të themi tri gjëra:

1] Personi duhet ta falenderojë Allahun për ëndërrën e mirë
2] Ai duhet të ndjehet i lumtur për të
3] Ai duhet të flasë për të me ata që i do, por jo edhe me ata të cilët nuk i pëlqen.

Që të përmblidhet ajo që është thënë për ëndërrat e këqija, ne mund të themi katër gjëra:

1] Ai duhet të kërkojë strehim tek Allahu nga e keqja e ëndërrës
2] Ai duhet të kërkojë strehim tek Allahu nga e keqja e Shejtanit
3] Ai duhet të pështyjë tri herë në anën e tij të majtë pasi që të zgjohet
4] Ai s’duhet që t’ia përmend këtë ndonjërit.

Në Buhari, Bab el-Kajd fi’l-Menam, është rrëfyer gjëja e pestë nga Ebu Hurejre, e cila është që të falet (namaz). Formulimi i transmetimit është: kushdo që sheh diçka që se pëlqen (në ëndërr) nuk duhet që t’i tregojë ndonjërit për të, por duhet të ngritet e të falet. Kjo qe transmetuar si transmetim Meusul nga Imam Muslimi në Sahihun e tij. Muslimi i shtoi edhe sendin e gjashtë, e cila është që të rrotullohet nga ana në të cilën personi ka qenë shtrirë.

Si konkludim, janë gjashtë gjëra të cilat duhet bërë, e katërta që u përmend më lart, plus falja e dy rekateve për shembull dhe rrotullimi nga ana në të cilën ka qenë shtrirë.

Sipas hadithit të rrëfyer nga Ebu Razin et-Tirmidhi, ai nuk duhet t’i tregojë ndonjërit për të përveç shokut shumë të afërt të cilin e do shumë, apo i cili është shumë i urtë. Sipas një transmetimi tjetër, ai nuk duhet të flasë për të përveç me atë i cili është i urtë apo me atë i cili është i dashur për të. Sipas një transmetimi tjetër, ai s’duhet t’i tregojë ndonjërit përveç dijetarit apo atij i cili do të jep këshillë të sinqertë. El-Kadi Ebu Bekr Ibn el-‘Arabi ka thënë: sa i përket dijetarit, ai do ta interpretojë në mënyrë të mirë për të aq sa mundet, ndërsa ai që do t’i jep këshillë të sinqertë do t’i mësojë diçka atij që do të jetë e dobishme për të dhe do ta ndihmojë ta bëjë atë. Ai që është i urtë është ai, i cili di ta interpretojë atë dhe do t’i tregojë vetëm atë që do t’i ndihmojë atij, përndryshe do të heshtë. Ai që është i dashur, nëse di diçka mirë do ta thotë atë, dhe nëse nuk di apo është në dyshim, do të heshtë.

Imam el-Begaui ka thënë: Dije se interpretimi i ëndërrave bie në kategori të ndryshme. Ëndërrat mund të interpretohen në dritën e Kuranit apo në dritën e Sunetit , apo me anën e proverbave që janë aktuale në mesin e njerëzve, apo me emra ose metaforë, apo me të kundërtën e saj. (Sharh el Sune, 12/220) Ai dha një shembull të kësaj, siç është: Interpretimi në dritën e Kur’anit: siç është litari që do të thotë marrëveshje, sepse Allahu thotë (interpretimi i domethënies):

“Dhe mbahuni të gjithë për litarin e Allahut… “ [Al ‘Imran 3:103]

Interpretimi në dritën e Sunetit: siç është sorra e cila paraqet një njeri të pa-moralshëm (fasik), sepse Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e quajti si të tillë.

Interpretimi me anë të proverbave: siç është gërmimi i gropës, që domethënë komplot, sepse njerëzit thonë “Kushdo që gërmon një gropë, do të bie vetë në të.”

Interpretimi me anë të emrave: siç është të shohësh një njeri të quajtur Rashid, që do të thotë urtësi.

Interpretimi me anë të së kundërtës: siç është frika, që do të thotë siguri, sepse Allahu thotë:
“Dhe Ai sigurisht do t’ua zevëndësojë një siguri pas frikës së tyre” [el-Nur 24:55]
 

Rëndësia e Bananev

Rëndësia e Bananeve është

Sytë
-Ruan shikimin gjatë natës

S.Kardiovaskular
-Parandalon formimin e te thatit (ulqeres)

Kocka
-I ruan kockat nga thyerjet

Zorrët
-Zëvendëson elektrolitet pas diarrese, jashtëqitjes
-Ndimon kundër kapsllëkut
Veshkat
-I ruan nga rreziku i kancerit
 

Si te Shmangim Kancerin i shkaktuar nga duhani

Nëse pin duhan ju mund të shmangni rrezikun e kontraktimit të kancerit duke pirë lëng karrote.Kjo është sipas një Mjeku Gjerman Hans Nieper themelues i Eumatabloic Medicine një alternativ e re e trajtimit që është bër shumë e popullarizuar në Gjermani. Karota parandalon dhe bile shëron kancerin.Dr.Nieper deklaron Nëse pini 60 cigare në ditë por pini edhe 4 gota lëng te pastërt karrote ju prapë do të jeni me më pak gjasa të kontraktimit të kancerit se sa një person i cili nuk pin duhan por gjithashtu nuk pin edhe lëng të pastërt karrote.Dhe natyrisht që duhanin nese nuk e pin lëngu  i karotes është akoma më mirë!
 

Rënia e Flokut

Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Si të kujdesemi për flokët

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
 

Parandaloni Kancerin me Spinaq,vaj ulliri dhe limon

Parandaloni kancerin me spinaq, vaj ulliri, limon…

Përveç operacioneve dhe kimioterapisë(terapise me barna), një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundje, japin mjekimet e përgatitura me metoda popullore.
Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës brokuli, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përfituar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj.
Mjekimi me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.

Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë masë. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.
Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
 

Molla dhe 5 dobit e saj për shërim

Ka shije freskuese, eshte vakt ideal per cilendo pjese te dites. Molla, pos ketyre sjell me vete edhe pese dobi te fshehta per organizmin tuaj.

Ushqim i ngadalshem
Molla eshte e pasur me fibra. I nevojitet shume pertypje, qe nuk rastis edhe me ushqimet e tjera, prandaj organizmit i ofron rastin qe te nderprese kur eshte i ngopur. Eshte ushqim ideal grimcues, shtypjen e gjakut e mban stabil e po ashtu edhe nivelin e sheqerit e mban nen kontroll.

Merret fryme me lehte
Nenat e femijeve te cilat gjate kohes sa ishin shtatzene kane konsumuar nga nje molle ne dite jane me pak te rrezikuar se do te preken nga semundja e astmes. Shkencetaret britanike kane zbuluar se kjo peme mbron edhe mushkerite e te rriturve, nga infeksionet e ndryshme dhe nga kanceri.

Parandalon kolesterolin
Fale polifenolit, mollet mund te ulin kolesterolin e keq ne gjak. Per te pasur nje efekt maksimal, mollet nuk duhet qeruar – levorja posedon gjashte here me shume efekt antioksidues.

Lufta kunder kancerit
Shkencetaret italiane kane lajmeruar se disa komponente qe gjenden ne molle, kur e konsumoni te teren (pa fara), ndikon ne qeliza, forcimin e tyre. Njerezit te cilet brenda dites konsumojne edhe me shume se nje molle jane shume pak te rrezikuar nga semundja e kancerit.

Kthjellon mendjen
Me siguri qe kthjellon mendjen ngase shton prodhimin e acetilholines, substances e cila dergon porosite mes qelizave nervore. Shkencetaret nga universiteti ne Masacusets kane zbuluar se molla po ashtu zvogelon rrezikun edhe nga semundja e Alzhaimerit.

 

Rëndësit e ftoit

Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thene: Njehere kur shkova tek i Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjeta duke mbajtur nje ftua ne dore, te cilin ma ofroi duke me thene: ” Merre kete, o Talha, dhe haje, sepse ky eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”.

Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si reeel. Ftoi eshte i ftohte dhe i thate ne shkalle te ndryshme, varesisht nga shija e tij. Por, ftoi eshte mjet i fuqishem per tkurrje dhe eshte i mire per barkqitje. Ftoi i embel eshte me pak i ftohte dhe eshte me i afert me ftoin e lehte, ndersa ftoi i hidhur dhe i tharte eshte me teper mbylles, i thate dhe i ftohte.

Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ndalin te vjellat, rritin nxjerrjen e urines, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).

Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.

Ftoi pershpejton gjithashtu kalimin e qullit te ushqimit te tretur dhe te sedimenteve te tjera neper zorre, por ngrenia e tepert e tij mund te shkaktoje dhembje ne zorre dhe te demtoje nervat. Ngrenia e ftoit te zier vepron si shtrengues (lidhes) i lehte dhe eshte me i kendshem per bark. Hapja e vrimes ne ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjalte dhe me argjile te paster natyror dhe pjekja ne hi te nxehte (pastaj perdorimi i tij) per sherim e ben ftoin elektuarium.*

Me se miri eshte kur ftoi hahet i zier ose i pjekur me mjalte. Fara e frutit te ftoit eshte e dobishme per sterfyellin (lat. Trachea), sheron acarimin e fytit dhe kollen. Venia e melhemit te perfituar nga ftoi ndal djersitjen, forcon venat dhe barkun.

Si peme e zier, ftoi forcon barkun dhe meleine, vepron si mjet per forcimin e zemres, menjanon shtrengimet ne gjoks, relakson zemren dhe hap enet e gjakut.

Ftoi ka prejardhje nga Persia. Perdoret i fresket ose ne forme kompostoje, reeeli, prevedeje, marmelate, si dhe per tei dhene shije, arome dhe per ta bere me te qendrueshme marmelaten e molles, te dardhes dhe te frutave te tjera.

Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren. Ftoi ka veti rrudhese dhe, per kete qellim, eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Perdoret kunder diarrese, dizenterise dhe te vjellave. Perdorim te mire ka ne forcimin e organizmit te pleqve dhe te atyre qe jane ne rekonvaleshence. Rezultate shume te mira jane arritur kunder erregullimeve te lukthit dhe te zorreve, kur ftoi perdoret si eaj, i cili ka efekt rrudhes (shtrengues).

Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat zihen nje ore ne tre eerek litre uje. Lengu i perfituar pihet 1-2 gota ne dite. Kjo kure zgjat 2-3 dite.

Vlere te madhe kane edhe gjethet e ftoit, te cilat perdoren si qetesues kunder nevrastenise, pagjumesise, kunder rrahjeve te shpeshta te zemres (takikardia), kunder kolles se panderprere etj.

Receta: 5 g gjethe te ftoit zihen ne 100 g uje per 10 minuta. eaji pihet menjehere.

Lengu i perfituar nga zierja e gjetheve te ftoit perdoret per larjen e syve ne raste kur dhembin.

Farat e ftoit permbajne lende mucilagjinoze e yndyrna. Ato perdoren kunder hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kane efekt ne rastet e erregullimeve te lukthit dhe te zorreve dhe ndihmojne ne pastrimin e zorreve.

Ne keto raste merren: 200 g fara dhe pasi te shtypen, zhyten ne 100 g uje. Lengu i fituar, pas kullimit, pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve dhe per gargara (shperlarje) ne acarimet e grykes.
 

Dhëmbja e dhëmbit


Dhëmbja e dhëmbit

Gjysëm luge me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
 

Mjekimi duke mos u thinjur (plakur) para kohe

Mjekimi duke mos u thinjur para kohe

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapunin e farës së zezë më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.
 

Dobësohuni me Mjaltë dhe Limon

Ky ilaç shumë i thjeshtë nuk ju kushton gati asgjë, ndërsa ndihmon në shkrirjen e yndyrës dhe ju jep shëndet.
Ky medikament është përfshirë në sistemin e lashtë të mjekimit natyral të njohur si mjekësia Ayurveda, që në sanskritisht do të thotë “dija e plotë për jetë të gjatë”.

Përbërësit e nevojshëm janë: mjalti, limoni, një gotë me ujë në temperaturë të dhomës. Mjalti përdoret mijëra vite si ilaç në mjekësinë Ayurveda për të ndihmuar në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara. Mjalti ka veti kimike tërësisht të ndryshme nga yndyrat dhe sipas mësimeve të mjekësisë Ayurveda ndihmon në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara të cilat nuk gjenden vetëm nën lëkurë, por edhe rreth organeve vitale, çka pengon punën e tyre dhe dëmton ushqimin.

Sipas teksteve të lashta mjekësore mjalti ka përfitimet e mëposhtme shëndetësore:
-Ndikon në substancat e yndyrshme, mjalti është i kundërt prej sheqerit, edhe pse ka shije të ëmbël si sheqeri i cili trashë, pra çon në shkrirjen e yndyrave dhe zvogëlon peshën:
- Tretet lehtë
- Përmirëson tretjen
- I mirë për shikim
- I mirë për zë
- I jep elasticitet trupit
- Jep kënaqësi psikike dhe disponim të mirë
- Shëron plagët
- Pastron dhe shëron plagët e vogla
- Përmirëson inteligjencën
- Shëron shumë lloje të sëmundjeve
- Rinon trupin.

Lëngu i freskët i limonit po ashtu do t’ju ndihmojë për të humbur peshë.

Lëngu i limonit:
- Është substancë e fuqishme për humbje të peshës
- Ndihmon pastrimin e brendshëm
- Është antiseptik
- Ngadalëson zhvillimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje
- Pastron mëlçinë
- Redukton fryrjen e barkut dhe ënjtjen
- Është antioksidant i fortë
- Ndihmon lëkurën të jetë e shkëlqyer dhe e shëndetshme.

Një gotë ujë pas zgjimit nga gjumi ndihmon për t’u larguar kapsllëku dhe detoksifikon trupin.

Një gotë ujë:
- Ndihmon të largohet lodhja
- Rrit shkëlqimin e lëkurës
- Ndalon kapsllëkun
- Rrit qëndrueshmërinë e organizmit
- Ndikon në disponim të mirë
- Ndihmon zemrën
- Ndihmon gjatë tretjes
- Është antioksidant.

Për t’u dobësuar
Gjëja e parë kur zgjoheni në mëngjes, mbusheni një gotë ujë dhe shtoni një lugë mjaltë dhe shtrydhni një limon. Merreni këtë ilaç të lashtë çdo ditë në stomak të zbrazët. Ky ilaç i lashtë është shumë më i sigurt në aspektin shëndetësor se pilulat e ndryshme dhe po ashtu ndihmon në heqjen e kilogramëve.
Do të befasoheni sesi diçka aq e thjeshtë mund të ndihmojë jo vetëm në zvogëlimin e peshës, por edhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe në disponim. Edhe pse ky ilaç është efektiv për heqjen e kilogramëve dhe shkrirjen e yndyrave, është e domosdoshme të jeni edhe fizikisht aktiv dhe t’u përmbaheni dhe disa kushteve të rëndësishme që janë të domosdoshme për t’u dobësuar.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Mjekim Islam". Materialet dhe informacionet në këtë portal mund te kopjohen

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2013 portali Mjekim Islam            

 Web-Site Designed By:Albijan Sadiku